Rrëfimi për krizën morale dhe hipokrizinë e shoqërisë

Rrëfimi për krizën morale dhe hipokrizinë e shoqërisë

18 March 2017 16:19

Salla e teatrit “Adriana” në Ferizaj ka qenë e vogël për shikuesit që të enjten mbrëma ia kishin mësyrë për të parë premierën e shfaqjes “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, e para për sivjet në teatrin e këtij qyteti, shkruan sot Koha Ditore.

Me autor Luixhi Pirandelo dhe regji të Kushtrim Bekteshit, drama psikologjike për dy orë ngjalli reagime të shumta te publiku ferizajas. Kjo dramë psikologjike ka të bëjë me krizën etike të një shoqërie, duke nxjerr në sipërfaqe hipokrizinë njerëzore dhe standardin e dyfishtë.

Profesori, roli kryesor të cilin e luajti Shpëtim Selmani, ishte në një lidhje sekrete me gruan e një kapiteni, rolin e të cilit e luajti Mevlan Saraçini. Nga kjo lidhje kishte mbetur shtatzënë gruaja, rolin e të cilës e luajti Dardana Mehmeti. Gjatë tërë shfaqjes profesori mundohet që kjo lidhje të jetë sekrete dhe fëmija i palindur të jetë i kapitenit që ndërkohë ishte i martuar në Napoli dhe me gruan tjetër kishte katër fëmijë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme