Kulturë

Murali në Hamamin e Prishtinës pesë muaj në pritje të konservimit

Ka pesë muaj që puna për ruajtjen e pikturës murale në Hamamin e Madh të Prishtinës është lënë në gjysmë.

Krejt kjo sherri i vonesës së alokimit të pesë mijë eurove shtesë nga Ministria e Kulturës, transmeton “Koha Ditore”.

Përderisa ka premtuar se mjetet do të transferohen sot (e mërkurë), MKRS-ja arsyetohet se zvarritja ka ndodhur për shkak të vonesave të rishikimit të buxhetit. Ka kohë që e ka aprovuar kërkesën, që e çon në 15 mijë euro koston e këtij intervenimi.

Qysh prej prillit e deri në korrik, dy ekspertë të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve me anë të projektit morën përsipër ringjalljen e kësaj pikture murale në murin e brendshëm të monumentit pesëshekullor.

Puna u ndërpre pikërisht kur kishte mbetur të intervenohej për ruajtjen e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.