Kulturë

Muzika tallava në bufe rikthen përçarjet në “Agimi”, kërkohet reagim i Ministrisë

Descriptive Text

Pakënaqësitë ndërmjet dy grupeve të ndara të Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi” në Prizren janë vënë në pah edhe një herë, të dielën, kur kryesia e njërit tabor ka akuzuar palën tjetër për veprime degraduese brenda ndërtesës së kësaj organizate që tashmë gëzon edhe mbrojtje ligjore.

Madje kryesia 7-anëtarëshe i ka bërë thirrje edhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit që të ndërmarrë veprime institucionale për të adresuar këto shqetësime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Veç tjerash është thënë se hapësira e shoqërisë është shndërruar në kafene burrash, ku kultivohet muzika tallava. Por grupi tjetër që udhëhiqet tani nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të SHKA “Agimi”, Festim Bytyçi, i ka mohuar akuzat e bëra nga tabori që udhëhiqet nga kryesia 7-anëtarëshe, duke theksuar se nuk ka veprime degraduese brenda “Agimit”.

E zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit janë deklaruar se do ta shqyrtojnë kërkesën që i është adresuar kreut të këtij institucioni... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.