Akademia e Shkencave e Shqipërisë  shpall nominimet për Çmimet Shkencore Kombëtare 2016

Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpall nominimet për Çmimet Shkencore Kombëtare 2016

17 March 2017 10:49

Tiranë, 17 mars - Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Muzafer Korkuti ka shpallur këtë enjte në një konferencë për mediat studiuesit e nominuar për Çmimet Shkencore Kombëtare për vitin 2016.

Janë pesë studiues që priten të shpallen fitues përkatësisht për këto çmime shkencore: Eqrem Çabej”, “Petrit Radovicka”, “Kërkuesi i ri më i suksesshëm”, si dhe çmimet për studimin në shkencat albanologjike dhe në shkencat natyrore. Në konkurs u paraqitën 49 punime të përgatitura nga mbi 50 autorë.

Janë 13 studiues të nominuar me një votim të fshehtë në datën 10 mars, prej të cilëve pritet të votohen pesë fituesit. Mes të nominuarëve në këtë garë janë disa nga veprat e studiuesve të njohur Matteo Mandala, Pëllumb Xhufi, Dhori Qiriazi, Ethem Likaj, por edhe një pjesë e konsiderueshme e studiuesve të rinj.

Fituesit që do të shpallen pas dy javësh mësohet se do të kenë edhe shpërblime për çmimet, ku shuma e dy çmimeve të para, Eqerem Cabej dhe Petrit Radovicka do të shpërblehen me nga një milionë lekë, ndërsa çmimet e tjera do shpërblehen me 500 mijë lekë.

I. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, këto vepra:

1. “Fjalëtore shqip-gërqisht gërqisht-shqip”, Dhori Qirjazi

2. “Zhvillime të mjeteve gramatikore të shqipes”, Ethem Likaj

3. “Mitet e historiografisë arbëreshe”, Matteo Mandalà

4. “Arbërit e Jonit”, Pëllumb Xhufi17342749_1272444359457404_5068827676264744887_n

II. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike, këto vepra:

1. “Ujërat termale dhe minerale të Shqipërisë”, Alfred Frashëri, Romeo Eftimi

2. “Bazat dhe metoda klinike e trajtimit të dhimbjes fantomë”, Apostol Vaso

3. “Polimorfizmi gjenetik i sistemit HLA në popullatën shqiptare dhe roli i markuesve imunologjikë dhe imunëgjenetikë në realizimin e transplantove dhe diagnozën e sëmundjeve autoimune”, Genc Sulçebe

4. “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, Niko Pano

III. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, këto vepra:

1. “Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës”, Andi Rëmbeci, Sokol Çunga

2. “Arbërorët” (ndërmjet kishës perëndimore dhe asaj lindore gjatë shek.XI-XV), Gjon Berisha

3. “Antropologji e Kanunit”, Nebi Bardhoshi

IV. Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave natyrore-teknike këto vepra:

1. “Integrating antimicrobial therapy with host immunity to fight drug-resistant Infections: Classical vs Adaptive treatment”, Erida Gjini

2. “Molecular Evolution of Pyroglutamylated RFamide peptide and Orphan G Protein Coupled Receptor”, Rigers Bakiu

Komentet

Shto koment

Të ngjashme