Kulturë

“Coco”, animacioni me aventurat e jetës së përtejme

Descriptive Text

Një prej kënaqësive që sjell filmi më i ri i “Pixar” është mundësia që të mahnitemi nga ajo se çka mund të bëjë një animacion.

Ndonjëherë bëhesh dëshmitar i një zbulimi të madh e të guximshëm. Zbulimet në “Coco” nuk janë më pak të kënaqshme pasi që janë më delikate, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Grimcat e lëkurës dhe mbështjelljet e ndryshkut të metalit të valëzuar kanë një kualitet të përafërt, gati taktil. Eshtrat e njeriut, qenë pa qime dhe petalet e luleve të portokallta duken gati reale.

Ka momente të kujdesit – kur animatorët imitojnë lëvizjet dhe efektet kryesore të një kamere të vjetër në një hapësirë fizike – që do të ngrohin zemrën e secilit. Nuk bën pa përmendur pjesën e mjuzikllit të inspiruar nga Frida Kahlo, ku shihen valltaret duke dalë nga fara e papajës.

“Coco”, po ashtu, është një prej filmave të “Pixarit” që mëton të bëjë depërtim konceptual, një aplikim i ngjyrave të ndezura dhe emocion të hapur të modernes, animacioneve të zakonshme në një zonë të pazakontë të mbushur me shumë eksperienca.

Prej fillimit, studioja ka eksploruar jetët e objekteve pa jetë, siç janë llambat dhe lodrat, me një butësi që ne tani e marrim si të mirëqenë. Po ashtu, bën thirrje për të ardhmen post-njerëzore dhe të pavetëdijshëm me një zgjuarsi që të lërë pa frymë. Ndërsa tani ka vendosur që të bëjë një animacion që ka të bëjë me vdekjen. Mos lejoni që kjo t’ju frikësojë juve ose fëmijën tuaj. Aty është një vrasje (e cila shpaloset në aktin e tretë) dhe një aksident fatal me një zile të kishës, por jeta e përtejme në “Coco” është e ngrohtë dhe vend hektik, më shumë komik sesa i frikshëm.

Ngjarja zë vend gjatë asaj që quhet “Day of the Dead” (Dita e të vdekurve) ku sipas traditës meksikane (të paktën ashtu të portretizuar nga Lee Unkrich dhe Adrian Molina, të cilët janë regjisorët dhe skenaristët Molina e Matthew Aldrich), kontrollet kufitare në mes të jetës dhe vdekjes lejojnë që të krijohet një kalim i përkohshëm në tokën e të gjallëve.

Një djalë i ri, i quajtur Miguel (me zë të Anthony Gonzalez) e bën një udhëtim në të kundërtën, që nuk do të thotë se ka vdekur, por më shumë i gjallë në mes të vdekurve, megjithëse një prej shumë shtigjeve metafizike që filmi i sqaron gjatë zhvillimit të ngjarjes, është transportimi në një botë fantastike të spektrave dhe skeleteve, të cilët mbajnë ndeja të mrekullueshme dhe koncerte nën qiell të hapur.

Gati aq magjepse sa ajo fushë magjike që e shohim në botën e të vdekurve është edhe fshati meksikan i Santa Cecilia, vendlindja e Muguelit, ku ai është pjesë e një klani familjar të këpucëtarëve. Ritmi kulturor i “Coco” është më shumë sesa ekzotik, duke parandaluar shqetësimet e pashmangshme në lidhje me origjinalitetin e përvetësimin me përzierjen e hijeshisë dhe ndjeshmërisë, e cila është bërë si shenjë e “Disneyt” në shekullin XIX... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.