Kulturë

Arti për çlirimin e njeriut nga robotët

Descriptive Text

Projekti multimedial “Net/Rrjet” i konceptuar nga artistja Majlinda Kelmendi ka filluar që nga viti 2008 me qëllim të afirmimit të kulturës artistike ndërkombëtare dhe prurjes se vlerave apo vizioneve të reja. Qysh atëherë, por edhe në edicionet e tjera në vazhdim, ashtu sikurse edhe në këtë të fundit, projekti kishte për tendencë zhvillimin dhe shkëmbimin kulturor-artistik ndërmjet rajoneve, artistëve me gjuhë dhe kultura të ndryshme, duke hyrë në një garë, sa të mundimshme aq edhe të bukur nën fokusimin e arteve pamore.

Çdo edicion kishte një koncept të veçantë, aktual, rezident të kohës, sugjerim, përmirësim, revoltë, ose edhe parashikim. “Teknologjia sociale: media art-Art media=pushtet social”, qe koncepti më 2010. U përdor media për ta kondicionuar socialen. Qëllimshëm, sepse përmes mediave krijohen krejt lidhjet e reja dhe jeta sociale, tashmë përdoren si temë kryesore e një trajtimi estetik dhe të mbikëqyrur nga artistët, shkruan sot Ilir Muharremi në Koha Ditore.

Por prapë roli i njeriut në media nuk mungon, sepse vetë ai buron nga shoqëria dhe sot është kujdestar social. Andaj, arti bëhet më shumë shpirtëror sesa medial, edhe pse mediat po përdoren si teknikë, projektim, pasojë e sociales...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.