Kulturë

Bota e aparencave në teatër

Kritika e Platonit mbi artin mimetik (imitues) në përgjithësi, dhe e teatrit, në veçanti, ka ushtruar ndikim te teoritë mbi teatrin, jo vetëm në antikitetin greko-romak e mesjetë, por edhe më tutje, në modernitet, ndonëse ka pësuar transformime të theksuara brenda rrymave të ndryshme të artit teatror.

Kjo kritikë, paradoksalisht, u shpalos në kohën e shpërthimit të një krijimtarie të artit teatror (me Eskilin, Euripidin e Sofokliun, veç tjerëve) nga më të begatshmet në histori. Platoni i bën vërejtje teatrit, fjala vjen, se praktikon formën e skajshme të imitimit, ngase imituesi (poeti-autor) bëhet aty vetë, në qenien e tij i ngjashëm me atë që imiton, shkruan sot Muhamedin Kullashi në Koha Ditore.

Ai kritikon teatrin ngase e shikon si një aktivitet “i ndarë nga realiteti”, e sidomos pse e bën ngatërrimin e personaliteteve (autori, aktori, spektatori). Por imitimi teatral, për të, mbështetet në një konfuzion më të thellë e më të rëndë ngase na shpie ta konsiderojmë aparencën si realitet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.