Kulturë

“Kokat e derrit” dhe përplasja myslimano-krishtere ndër shqiptarë

Toleranca fetare ndër shqiptarë është promovuar si një vlerë e çmuar e këtij kombi me shumë fe. E ndoshta vetë përballja me një grumbull fesh dhe ecajakja politike e sociale e këtij kombi, e ka ngritur nevojën e një mitizimi dhe propagandimi të kësaj fryme. Ndihmesë në këtë aspekt ka dhënë edhe vetë historiografia shqiptare, duke heshtur në trajtimin e kësaj teme, dhe në anën tjetër duke lënë të kuptohet një bashkëjetesë paqësore konstante ndërmjet fesh. Por përtej mitizimit të kësaj, faktet historike e thonë të kundërtën, që jo gjithmonë mbizotëroi kjo ndjenjë në mesin e këtij populli.

Në kapërcyellin e shekullit XIX dhe fillim të atij XX, përveç problemeve politike që i ishin shfaqur popullit shqiptar, si pasojë e zgjerimit në dëm të tokave të tyre nga ana e shteteve fqinje rishtas të krijuara, nuk munguan as tensionet dhe përplasjet e brendshme ndërfetare, që padyshim ishin sfidë për vetë lëvizjen intelektuale – Rilindjen, në rrugën që ajo udhëhiqte drejt unifikimit kombëtar, shkruan sot Shasivar Kabashi në Koha Ditore.

Por përveç që ishte sfidë për rilindësit shqiptarë, ajo qe e njëjtë edhe për vetë autoritetet osmane, të cilave, autoriteti shekullor u ishte zbehur, dhe për më tepër që një problem i kësaj natyre mund të sillte edhe implikimin e Fuqive të Mëdha, të cilat garonin se kush t’i merrte në mbrojtje të krishterët, në mënyrë që më lehtë të vinin tek interesat e tyre gjeopolitike...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.