Kulturë

Borxhet lënë pa ngrohje Teatrin Kombëtar të Kosovës

Prishtinë, 8 dhjetor- Teatri Kombëtar i Kosovës është detyruar në mbrëmjen e së enjtes të anulojë reprizën e shfaqjes “Eshtrat që vijnë vonë” me tekst të Teki Dervishit dhe regji të Martin Koçvoskit. Anulimi është bërë një orë para orarit, kur aktorët duhej të ngjiteshin në skenë. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të pamundësisë së ngrohjes së objektit pasi mungon furnizimi me naftë.

Prej së enjtes për shkak të borxhit që Ministria e Kulturës i detyrohet kompanisë furnizuese me naftë, TKK-ja nuk ka ambient të përshtatshëm për punë. Përderisa zyrtarët e MKRS-së japin një afat për daljen nga kjo gjendje, ata të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës kanë thënë se bëhet fjalë për neglizhencë, shkruan sot Koha Ditore.

Pos ndërprerjes së shfaqjes, balerinët gjatë gjithë ditës kanë mbajtur prova në sallën e ftohtë.

Organizatori i TKK-së, Beqir Beqiri, ka pritur deri në orën 19:00 që institucioni të furnizohet me naftë për ngrohje e më pas stafi i TKK-së ka kthyer prapa ata që kishin blerë bileta e edhe ata që zakonisht vijnë pak para shfaqjeve për ta bërë këtë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.