Kulturë

“Kosova Brass Festival” bashkoi muzikantët nga Kosova e Shqipëria

Prishtinë, 7 dhjetor - Kur kornisti shqiptar mori përsipër që të përpilonte programin e koncertit në Prishtinë, në mendje kishte vepra të larmishme. Në këtë formë edhe do të sillte ngjyrat dhe tingujt e këtij instrumenti. Ilir Kodhima është kornist i parë në orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Bashkë me pianistin kosovar Adem Hasani, të martën mbrëma u ngjitën në skenën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, në kuadër të edicionit të dytë të festivalit “Kosova Brass Festival”, shkruan sot Koha Ditore.

Pianisti kosovar ka thënë se festivalet, si “Kosova Brass Festival” u japin mundësi muzikantëve që të krijojnë bashkëpunime të ngushta (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.