Në Galerinë Kombëtare hapet ekspozita “489 vite” nga Hayoun Kwan

Në Galerinë Kombëtare hapet ekspozita “489 vite” nga Hayoun Kwan

16 March 2017 20:10

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, sonte u hap ekspozita e artistes Hayoun Kwan me Instalacionin dhe videon me realitet virtual “489 vite”.

Në këtë ekspozitë u shfaq vepra "Zona e demilitarizuar", në mënyrë vizuele. Kjo zonë sipas Odile Buleraux, kuratore, ka qenë zonë e minuar në Kore.

Në këtë ekspozitë është ekspozuar edhe ditari i ushtarëve në këtë zonë të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Kuratorët presin që kjo ekspozetë të vizitohet nga artistët kosovarë dhe të ketë jehonë, transmeton KP.

I pranishëm përveç artistëve kosovarë, ishte edhe ambasadori francez në Prishtinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme