Kulturë

“Verna”, filmi për dhunimin që thyen kufijtë në botën myslimane

Filmi pakistanez “Verna” nis me portretizimin e një gruaje të re dhe të bukur e cila është e martuar, e shkolluar dhe po ndërron karrierë të suksesshme si mësuese.

Bën një jetë për të cilën jo pak ia kanë lakmi. Por një ditë jeta e saj e mirë papritur përmbyset. Gjatë një shëtitjeje romantike me bashkëshortin e saj, personazhi kryesor, Sara, rrëmbehet për disa ditë dhe dhunohet nga djali i guvernatorit vendas me ndikim.

Pasi që përvoja e saj e hidhur përfundon, Sara është e gatshme që të sakrifikojë gjithçka për ta sjellë atë para drejtësisë, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton “Koha Ditore”. Sidoqoftë, shumë shpejt ajo e kupton se ligji nuk është në anën e saj dhe nuk arrin askund pasi që shkon në polici dhe tek sistemi i drejtësisë. Kështu ajo vendos që situatën ta marrë në dorë e të luajë sipas rregullave të saj.

“Verna”, nën regji të regjisorit pakistanez Shoaib Mnsoor, është lansuar në mes të nëntorit në Pakistan. Thyen shumë tabu dhe përballet me çështje të ndjeshme shoqërore që zakonisht nuk portretizohen publikisht në shtetin konservativ mysliman.

Linja e rrëfimit vjen në formë të re dhe të pazakonshme, në të cilën aktorja kryesore refuzon që në heshtje të pranojë rolin e viktimës, por në vend të kësaj ajo kërkon drejtësi dhe hakmarrje. Kjo është e papranueshme për shumëkënd në Pakistan.

Censura në Azinë Jugore

“Central Board of Film Censors” (Bordi Qendror i Censorëve të Filmit) në Pakistan nuk ka dhënë leje për lansimin e “Vernas” për shkak të përmbajtjes gjoja të veçantë dhe për atë se kinse nuk është i përshtatshëm për fëmijë. Ndalimi është kritikuar fuqishëm nga aktivistët e të drejtave të grave dhe mediat sociale në “Twitter” me thurjen “UnbanVerna”.

Kampanja për lansimin e filmit përfshin mbështetës si ylli bollywoodian Deepika Padukone, aktorja indiane e cila po ashtu është në qendër të kundërshtimeve për shkak të filmit të saj të ri “Padmavati”.

Një skenë dashurie në film midis mbretëreshës indiane dhe sulltanit mysliman ka acaruar nacionalistët indianë. Madje një politikan nga partia “BJP”, e cila është në pushtet, ka vënë 1.35 milionë euro dhuratë për atë që vret Padukonen. Filmi ka qenë i paraparë që të lansohet në dhjetor, por është anuluar menjëherë pas protestave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.