Kulturë

Piktori që e gjen bukurinë midis kaosit

Descriptive Text

Përderisa pi çaj i rrethuar me piktura, nis të tregojë se tashmë ka interesim që ato të ciklit të fundit të blihen. I duhet t’i shesë veprat për të cilat arrin marrëveshje. I dhimbsen por i duhen paratë. Mes tjerash edhe për të paguar qiranë e ateliesë ku punon.

Me një kapele të hirtë e xhemper me katër pulla, Rron Qena nis të flasë për ekspozitën e tij të fundit “Venitje”, që është hapur javën e kaluar në galerinë “Monet” në kryeqytet.

Aty nxjerr qytetin e venitur. Bën përjashtim vetëm një. Ajo që është prapa tij paraqet një çift ku fytyra e femrës vihet më shumë në dukje. Midis të tjerave, vjen si një lloj shprese ose pamjeje që tregon se pavarësisht rrëmujës e katrahurës së një qyteti, të shprehura në pikturë, dikush gjen vend edhe për t’u kënaqur.

E zeza si pikënisje

Qena (38) ka kohë që merret me qytetin e tij të lindjes, Prishtinën. Në kohën e luftës kishte humbur shpresën që do ta shihte më. E me t’u kthyer kishte përvjel mëngët për ta paraqitur në tablo qytetin sipas qejfit të tij. “Prishtina” e asaj kohe ishte si një lloj ëndrre e Qenës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.