Kulturë

“Baby Blues” për daljen nga zbrazëtia

Aktorja hollywoodiane Julianne Moore, në filmin “The Hours” të vitit 2002, fuqishëm portretizon një grua pesëdhjetëvjeçare, e cila quhet Laura Brown. Në një prej skenave ajo shihet duke ecur me karrocë në dorë tek bën pazar, kur për një moment fillon ta pyes veten se çfarë kuptimi ka jeta e saj, kur tërë çka bën është blerja dhe rregullimi i flokëve.

Ajo është nënë e dy fëmijëve. Ikja nga gjithçka i duket zgjidhja e vetme, por lidhja që ka me familjen i pamundëson që të bëjë ndryshime në jetën e saj. Ky personazh bazohet në librin e autorit Michael Cunninghamit me titull të njëjtë si filmi. Aty ai flet për lidhjen e nënës me fëmijën pas lindjes, gjendjen e depresionit që ndryshe njihet si “Baby Blues”, që prek shumë gra, por që deri me tani studimet nuk kanë arritur ta zbërthejnë në tërësi, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë formë, Laura Brown dhe karroca janë bërë inspirim për një performancë që grupi “Haveit” e solli të enjten mbrëma në galerinë “Motrat”...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.