Kulturë

E vetëvrara e Ratko Mladiqit

Descriptive Text

Disa nga historitë më të rënda të qytetërimeve njerëzore, dëshpërimisht, mund të kuptohen vetëm përmes njohjes dhe analizimit të atyre pjesëve që përballë përmasave të tërësisë, duken si detaje periferike. Më 22 nëntor në Hagë, ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq, u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë, nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Jugosllavi.

Ai u dënua edhe për vrasje, tortura, dhunime, shfarosje dhe krime të tjera të rënda që gjyqtari Alphonso Orie i klasifikoi si “më të rëndat që i njeh njerëzimi”. Mbi të gjitha këto, emri i gjeneralit serb Mladiq do të mbetet i lidhur gjithmonë me të qenit autor i masakrës së Srebrenicës, më e tmerrshmja në Evropën e pas-holokaustit, shkruan sot Koha Ditore.

Në mars të vitit 2016, po kjo gjykatë pati dënuar me 40 vjet burgim Radovan Karaxhiqin, presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës gjatë luftës, dhe partnerin kryesor të Mladiqit në krime lufte. rastin e tij si kriminel, pati bërë shumë përshtypje maskimi i tij si mjek popullor me emër të rremë dhe pamje krejt të transferuar, për t’i shpëtuar arrestimit. Ndërkaq, ata që kanë dashur të depërtojnë në psikologjinë e Ratko Mladiqit i kanë dhënë një vend kyç një vdekjeje të veçantë mes mijëra vdekjeve që e kanë rrethuar këtë gjeneral të ushtrisë serbe.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.