Kulturë

Prapaskenat e pushtimit të Shqipërisë nga Italia

Politika e kundërvënies pasive ndaj aspiratave ekspansioniste gjermane dhe atyre italiane bëri që në fund të viteve ’30, fuqitë si Britania dhe Franca të dilnin të pafuqishme për të ndaluar agresionin e këtyre shteteve.

Rasti i Etiopisë më 1935 dhe pushtimi i Rinit nga Gjermania më 1936, ua kishin bërë të qartë vendeve të vogla evropiane se ishin të kota shpresat për mbrojtje nga fuqitë si Britania dhe Franca, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimet e tyre u vërtetuan përmes deklaratës së ministrit të Jashtëm francez se “Aleanca franceze me Antantën e Vogël tanimë është e pavlerë. Në të ardhmen Franca nuk shpreson që të ofrojë ndihmë efikase për Poloninë, Çekosllovakinë, Rumaninë apo Jugosllavinë në rast të agresionit gjerman”, apo ajo e kryeministrit britanik Çamberlain, kur në prag të pushtimit të Austrisë nga Gjermania më 1938, kishte deklaruar se “Lidhja e Kombeve nuk mund të siguronte mbrojtjen e vendeve të vogla nga ndonjë agresion i jashtëm”.

Drita jeshile drejt synimeve italiane

Deklarata e Çamberlainit u interpretua në Romë si dritë jeshile drejt synimeve italiane për të pushtuar Shqipërinë. Pushtimi i Shqipërisë perceptohej nga Italia si një ekuilibër ndaj veprimeve gjermane në Evropën Qendrore, respektivisht si element i parandalimit të shtrirjes së ndikimit gjerman në Adriatik...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.