Votoni online Petrit Halilajn që të fitojë Mario Merz Prize

Votoni online Petrit Halilajn që të fitojë Mario Merz Prize

16 March 2017 11:36

Artisti Petrit Halilaj, emër tashmë i njohur i artit shqiptar dhe jo vetëm i arrirë brenda kufijve, është nominuar për Mario Merz Prize.

Janë edhe katër artistë të tjerë krahas Halilajt të nominuar për këtë çmim.

Të gjithë mund ti ndihmojë Petritit ta fitojë çmimin prestigjioz duke dhënë votën tonë për punën dhe angazhimin e tij.

Votimi mund të bëhet duke klikuar këtu, në këtë link,ndërsa më pas duhet të regjistroheni me të dhënat tuaja tek pjesa Rate This në anën e djathtë, duke shënuar emrin, mbiemrin, e-mail adresën dhe detajet tjera.

Halilaj tanimë është pjesë e ekspozitës së çmimit, e cila është hapur me 8 mars, dhe po paraqet veprën “ABETARE”, shkruan KultPlus.com

Çmimi Mario Merz Prize, në thelbin e tij, i jepet artistëve të cilët dedikojnë jetën e tyre për artin përtej kornizave politike e sociale, duke ngritur vetëdije tek opinion, dhe duke kërkuar hulumtim artistik përtej kufijve.

Halilaj ka lindur në Kostërrc, ndërsa është përfaqësuesi i parë i Kosovës në Bienalen e Venecias në Itali, në vitin 2013-të. Para dy vitesh ka nisur Hajde Foundation, një fondacion për të ndihmuar artistët e rinj nga Kosova.

Fituesi i Çmimit Mario Merz Prize shpallet në fund të muajit maj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme