“Natyra e universit”, me mesazhe për refugjatët e mbrojtjen e ambientit

“Natyra e universit”, me mesazhe për refugjatët e mbrojtjen e ambientit

16 March 2017 09:06

Prishtinë, 16 mars – Për ta ilustruar kontaktin me materiale dhe objekte, artistja kanadeze Jo Ann Lanneville i ndërton vetë objektet, e më pastaj i transformon ato për të përçuar mesazh.

Drunjtë janë objektet kryesore të cilët krijojnë forma të ndryshme, sikur një lloj rikrijimi i peizazheve. Fustanet bëhen karaktere, disa prej tyre duken si shpella ose vullkane, të tjerët i lidhin sjelljet njerëzore me hapësirën e përditshme. Përmes një udhëtimi nëpër univers nëpërmjet formës dhe ngjyrës së errët që karakterizon veprat e saj, paraqitet shkatërrimi i ambientit - një prej krizave më të mëdha me të cilat përballet bota sot.

Ndërsa veshjet përdoren si simbolikë e mbetjeve të refugjatëve - një tjetër krizë botërore. Këto mesazhe shkrihen në ngjyra dhe forma për të lënë hapësirë që vizitori të krijojë përshtypjen e vet për botën e thellë të artistes. Këto vepra u shpalosën në Prishtinë. “Natyra e universit” është ekspozita e Lanneville që u hap të mërkurën mbrëma në galerinë e Ministrisë së Kulturës “Qafa”.

Kjo ekspozitë shënoi hapjen e javës së frankofonisë në Kosovë.

Lanneville ka pasur mbi 30 ekspozita individuale në Kanada dhe vende të ndryshme të botës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme