Kulturë

John Cale nëpër trashëgiminë e “Velvet Underground”

John Cale, i cili në mars i mbushi 75 vjet, i përdori dy programet e tij në “Brooklyn Academy of Music” dy javë me parë, për t’u kthyer gjysmëshekulli prapa dhe për t’i ngulitur sytë patrembshëm në të ardhmen.

Në dy mbrëmje, Cale rivizitoi albumin debutues të “Velvet Underground” të vitit 1967, me titull “The Velvet Underground & Nico”, bashkë me tri këngë nga “While Light/White Heat” të vitit 1968, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai mbështetej nga një bend, nga orkestra “Wordless Music Orchestra” dhe disa indie-rockerë të shumtë që u detyrohen këtyre incizimeve.

Mbrëmjen e së shtunës me 18 nëntor, me shumë prej mysafirëve të njëjtë sikurse mbrëmjen e parë, plus edhe me grupin “BGV Music Choral Group”, Cale ofroi një studim të pakompromis të karrierës së tij post-Velvet: këngët e tij më së paku të dëgjuara, dhe jo ato më intrigueset. Ai performoi edhe tri këngë të reja në fund të koncertit.

Një intro me muzikë minimaliste i përshëndeti shikuesit e koncertit në të dyja programet: një kujtim për pjesën e Cale në “Minimalism of La Monte Young”, të mesit të viteve ‘60 në “Theatre of Eternal Music”. Tingujt e muzikës “drone” dhe përsëritjet janë shfaqur nëpër veprën e tij: njësoj sikur edhe disonanca e zhurma, bashkë edhe me tekstet që favorizojnë të zymtën e të tmerrshmen .

Lou Reed, tekstshkruesi dhe këngëtari kryesor i “Velvet Underground”, e ka pasur ndjeshmërinë e ngjashme letrare në rock ‘n’roll. Kur kishin bashkëpunuar në “Velvet Underground”, ata kishin realizuar këngë që në vitin 1967 ishin po aq befasuese në tingull sa edhe në temë: varësia nga heroina, sadomazoizmi, viola elektrike (instrumenti që luante Cale).

Për albumin debutues të “Velvets”, Andy Warhol e kishte realizuar kopertinën dhe i takoi ata me këngëtarin gjerman Nico, i cili kontribuoi në realizimin e disa prej baladave më të prekshme të Reed. Albumi kishte qenë dështim komercial, por përgjatë dekadës tjetër, u bë një bërthamë e ideve për muzikantët e punkut, hard rockur, indie-rockur e më shumë. Muzika e këtij albumi jo vetëm që është pranuar, por edhe u kanonizua... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.