Kulturë

Piktorja e zërit të femrës

Fisheku në pajën e nuses nuk është thjesht një simbolikë. Tradicionalisht atë vajza e ka dërguar në shtëpinë e burrit me një autorizim që është nënkuptuar.

Babai i saj nëpërmjet fishekut i ka dhënë të drejtën dhëndrit që nëse nuk respekton rregullat e caktuara nga ligji zakonor, ta vrasë gruan e për këtë të mos pësojë gjë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mesjeta përcaktonte rregulla të ashpra në raportet grua e burrë në shoqërinë shqiptare. Por në disa pjesë të trojeve shqiptare rregullat e Kanunit të Lekë Dukagjinit, që do të paraqiten në formën e shkruar tek në fillim të shekullit XX, funksionojnë ende.

Ky ligj i dikurshëm del te jetë edhe frymëzim për artistë. Shqipe Kamberi (45) ka marrë shkas nga Kanuni që traditës t’i përgjigjet me një cikël punimesh për gratë. Këtë e ka bërë disa vite pasi ato i kishte paraqitur në një formë krejtësisht të kundërt... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.