Kulturë

Ndërmjet të pamundurës dhe paarritshmes

Emiranda Beka është një piktore e re. Piktore e ngjyrës, e estetikës dhe poetikës. Në vepra paraqet koreografitë dhe antinomitë ngjyrore nga një konflikt dramatik, ku përplasen realiteti dhe ëndrra të përthyera me plot ravijëzime herë metaforash e herë figurinash që janë të paravendosura sikur në veprat e piktorit Modiliani dhe nëpër ikonat bizantine.

Pikturat e kësaj artisteje të re janë një vallëzim ngjyrash të pastra të krijuara nga spontaniteti, diku edhe të ndezura si: bluja, okër, e kuqja... (janë pavetëdija dhe vetëdija e saj.) Ngjyrat shtrihen mbi një spektër të gjerë të cilat kontrollueshëm vijnë nga instinkti i saj. Herë janë dramatike, janë si një lëndë e ngjeshur që dalëngadalë shkelmohet dhe shndërrohet në ndjesi, shkruan sot Ilir Muharremi në Koha Ditore.

Të gjitha objektet përcjellin emocion, sfidë dhe ndërmjet tyre e pamundura, paarritura përplasen mbi abstrakten dhe bëhen objektive. Kjo bëhet pjalm, ndjesi, pastaj ngjyrë dhe për të arritur diku përtej ëndërrores së artistes...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.