Kulturë

“Dita e Bibliotekës” me thesaret e kulturës shqiptare

Drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” e kanë shfrytëzuar edhe përvjetorin e 73-të të këtij institucioni për të kërkuar vëmendje nga shteti sa i përket ruajtjes së fondit bibliotekar. Kanë kërkuar që të intervenohet në objektin e këtij institucioni në mënyrë që materiali bibliotekar të mos rrezikohet nga lagështia, siç ndodh tani në bodrumet e BKK-së.

Kjo thirrje ka shoqëruar një sërë aktivitetesh me rastin e “Ditës së Bibliotekës” dhe “Ditës Kombëtare për Vetëdijesimin për Bibliotekat në Kosovë”, si ekspozita “In Memoriam At Zef Pllumi”, përurimi i Bibliotekës personale të Esad Mekulit brenda BKK-së, hapja e ekspozitës “Biblioteka personale e Krist Malokit” e ngjarje të tjera. Kësisoj, BKK-ja i ka ofruar publikut thesare të kulturës shqiptare, por jo vetëm kaq. Ka shpërndarë libra edhe në disa biblioteka komunale.

Në ngjarjen që ka nisur në hollin e BKK-së, drejtori i këtij institucioni, Fazli Gajraku, ka thënë se në saje të ekzemplarëve të detyrueshëm, fondusi sivjet është pasuruar me 860 tituj të rinj e brenda vitit ka përfituar si dhuratë rreth 6.000 ekzemplarë të materialeve bibliotekare. Ka thënë se pos një kalendari të pasur kulturor, BKK-ja më 2017 ia ka dalë të blejë mbi 1.000 tituj...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.