Kulturë

Ndërpriten punimet në Hamamin e Mitrovicës

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka marrë vendim për ndaljen e punimeve në Hamamin e vjetër të Mitrovicës. Këtë ky institucion e ka bërë një javë pasi objekti përcjellës i Hamamit i është nënshtruar rinovimit për t’u rihapur si restorant.

Veprimi i IKMM-së ka ardhur pikërisht në ditën kur gazeta ka raportuar që në këtë objekt të trashëgimisë kulturore po ndërhyhet pa pëlqimin e autoriteteve shtetërore siç kërkohet me Ligjin për trashëgimi Kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

“Urdhërohet ndërprerja e punimeve në monumentin ‘Hamami i Qytetit” në Mitrovicë, punime këto që po zhvillohen pa pëlqimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, siç përcaktohet në legjislacionin në fuqi për trashëgimi kulturore”, shkruhet në pikën e parë të këtij vendimi...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.