Kulturë

“A Bad Moms Christmas” pa kuptim, por shumë qesharak

Vazhdimi i komedive duke sjellë gjeneratën më të vjetrën në një gjendje të papërshtatshme, është duke u bërë lëvizje e njohur tashmë. “Daddy’s Home” ka të bëjë me këtë, dhe tani kemi “A Bad Moms Christmas”, një film argëtues i cili nuk shqetësohet për shijen e mirë dhe ku, ose nëse, një apostrof duhet të jetë në titull.

Përcjellë historinë e “Bad Moms”, i cili doli vitin e kaluar dhe sjell rrëfimet e nënave të mjera të cilat janë tejet të përkushtuara për fëmijët dhe familjet e tyre, deri në momentin kur vendosin që të dalin në role të kundërta, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Ato nëna janë Amy, Kiki dhe Carla të cilat portretizohen nga Mila Kunis, Kristen Bell dhe Kathryn Hahn.

Tani nënat e tyre të frikshme u vijnë mysafire për Krishtlindje, të portretizuara nga Christine Baranski, Cheryl Hines dhe Susan Sarandon. Respektivisht ato quhen Ruth, Sandy dhe Isis – që më vonë në film ajo e sqaron që ka emrin “njëjtë sikur organizata terroriste”.

Kam menduar se askush nuk mund të vjedhë komedinë e Kathryn Hahn, por Christine Baranski tërësisht e ka situatën në dorë në rolin e nënës dominuese të Amyt. Për dallim prej stilit të thjeshtë të vajzës së saj, ajo është e krehur dhe e veshur mirë, e pasur, besimtare e devotshme dhe e pamundur për t’ia bërë qejfin, dhe goxha e paaftë që të ndalojë veten që të mos e përsërit tërë kohën sesa shumë është e dëshpëruar me vajzën e saj.

Ajo bën komente personale për peshën e Amyt, me të cilat e lëndon, por pohon: “Ajo një ditë do të më falënderojë me një fjalim inspirues në ndonjë ambient të madh publik”.

Ruth e bën të qartë se është larg nga të qenit e lumtur vetëm të jetë mikpritëse për Krishtlindje, prandaj edhe dëshiron që ta marrë situatën përsipër. Ajo fton mbi njëqind njerëz në ngjarjen e madhe në shtëpinë e Amyt dhe madje ka rezervuar Kenny Gee – “më pak shpenzime se që mund të mendosh” – me arsyetimin se ai është “kumbara e smoth jazz”. Ajo, po ashtu, insiston se Amy duhet të marrë pjesë në garën pa lidhje, ku i duhet që të veshë një kostum “dickensian”.

Nëna e Kikit – e portretizuar me hijeshi nga Hines, ndoshta e njohur më shumë si gruaja dhe më pas ish-gruaja e Larry David në “Curb Your Enthusiasm” – ka një obsesion të frikshëm duke dashur që të jenë mikja më e ngushtë e vajzës së saj dhe insiston që të veshin fustanet dhe rrobat e njëjta. Ajo është intimisht e papërshtatshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.