Kulturë

Shenja e Rilindjes Kombëtare për edukim shqip në Pejë

Korpusin e vlerave që përfaqëson Haxhi Zeka e përthekon edhe angazhimi i tij për dijen. Në mesin e veprave të tij atdhetari, filantropi e humanisti Zeka mbahet në mend edhe për ndërtimin e objektit të Shkollës së Parë Shqipe në Pejë.

Gardianët e trashëgimisë kulturore në Pejë ndërtesën që ndodhet në afërsi të Çarshisë së Gjatë e vlerësojnë si objekt me vlerë historike, ndaj si e tillë trajtohet edhe si pjesë e tërësisë së Qendrës Historike të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Edhe vendndodhja e saj lidhet me emrin e Zekës. Shkolla e Parë Shqipe në Pejë gjendet në rrugën “Lidhja e Pejës”, në lagjen “Haxhi Zeka”.

U ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Gjatë historisë së saj më shumë se njëshekullore u ballafaqua edhe me djegie e shkatërrim. U rimëkëmb, e edhe sot vazhdon t’u shërbejë të vegjëlve për të zënë dije. Nëse jo më herët, filloristët njihen aty me emrin emblematik të qytetit të tyre.

Mijëra nxënës që kanë kaluar nëpër këtë shkollë përkthehen në po aq rrëfime për të. E një të tillë, nga klasa e dytë, e ndan nga kujtesa e tij, tash studenti i sociologjisë, Granit Karagjyzi.

Kujtimet e ish-nxënësit

Shkolla “Haxhi Zeka” në fakt ndodhet në një kompleks monumentesh. Përballë ka Hamamin e Qytetit dhe në krah xhaminë, që të dyja ndërtesa të kohës së Perandorisë Osmane. Bashkë krijojnë një treshe monumentesh, që tërheqin vizitorët... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.