Po rikthehet “The Matrix”

Po rikthehet “The Matrix”

15 March 2017 10:49

Në kërkim të frymëzimit për xhirime të reja, Hollywoodi ka kthyer vëmendjen e saj për filmin fantastiko-shkencor “The Matrix”.

Raportohet se Warner Bros është në fazën e hershme të përgatitjes për vazhdimin e këtij filmi të shumë shikuar, transmeton Koha.net. Sipas “The Hollywood Reporter”, regjisori dhe skenaristi Zak Penn është në bisedë me producentët që aktorit Michael B. Jordan t’i jepet roli kryesor.

Të kujtojmë, franshiza “The Matrix” për herë të parë është shfaqur në vitin 1999, i cili ka bërë bujë shumë të madhe në mbarë botën, dhe fitoi çmimin “Oscar”.

Dy episodat tjera – “The Matrix Reloaded” dhe “The Matrix Revolutions” – janë shfaqur në vitin 2003.

Thuhet se Warner Bros është duke menduar se si ta zgjerojë filmin “The Matrix” në një mënyrë të ngjashme siç ka bërë Disney dhe Lucasfilm me “Star Wars”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme