Kulturë

“Bilbili i Pollogut”, zëri unik i muzikës shqipe

Qysh në fillet e karrierës së saj do të cilësohej “Bilbili i Pollogut”, por ajo do do të bëhej i njohur gjithandej në trojet shqiptare. Kënga shqipe në përgjithësi e ajo e rrethit të Gostivarit në veçanti, ka humbur njërin prej zërave më të njohur të saj. Hanife Sejfulla - Reçani për dekada ishte sinonim i muzikës së mirëfilltë popullore.

Ajo ka vdekur në orët e hershme të së premtes në Gostivar. Ishte 79-vjeçare. Po në këtë ditë është varrosur në një ceremoni ku kanë marrë pjesë familjarët e kolegët e saj të shoqërisë-kulturore e artistike “Besa” të Gostivarit, ku ajo ka vepruar për disa dekada, shkruan sot Koha Ditore.

Ata që e kanë njohur dhe janë marrë me muzikë e cilësojnë si njërin prej zërave më të veçantë të muzikës popullore shqiptare. E lindur më 1938, Hanife Sejfulla - Reçani kishte nisur të merrej me muzikë qysh herët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.