Kulturë

Riardhja e “Kalendarit kombiar”

Descriptive Text

Ditë më parë botimeve tona iu shtua edhe një kontribut madhor që identifikon përpjekjet publicistike, politike, kulturore, letrare e enciklopedike të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe të asaj pasrendëse.

Botimi në katër vëllime i kolanës së plotë të “Kalendarit kombiar”, nga Fondacioni Arsimor Kulturor Humanitar “Alsar” i Tiranës, ishte një sihariq për të gjithë studiuesit e Rilindjes sonë Kombëtare, të cilët tani kanë një bazë më të plotë burimore të publicistikës së asokohshme shqiptare, shkruan Hysen Matoshi sot në Koha Ditore.

Studimet tona për këtë periudhë nuk mund të quhen të plota dhe të sakta pa njohjen edhe të gjithë asaj pasurie diturore, mendimtare, kulturore e artistike, e cila ka gjetur vend në njërën ndër shenjat më identifikuese të periodikut shqiptar. “Kalendari kombiar”, i cili në fillim doli me emërtimin “Ditërrëfenjësi kombiar”, është i lidhur me idetë përparimtare të themeluesit të tij, Kristo Luarasit, por edhe të personaliteteve të tjera, të cilat e mbështetën atë, sikurse janë: Kostë Trebicka, bashkëthemelues i “Kalendarit kombiar”, Nikolla Naço dhe Mit’hat Frashëri (Lumo Skëndo) etj. Vetë motoja e këtij organi publicistik, enciklopedik e kulturor shpërfaq qëllimin e botuesve të tij:

Besa, shpresa, dashuria

ato, pra, na lartësojnë.

Përçarja dhe marrëzija

Na poshtojnë e na mjerojnë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.