Kulturë

Artisti kosovar me “Eye to Eye” në Amsterdam midis emrave botërorë

Prishtinë, 17 nëntor - Qendra e Amsterdamit do të shndërrohet në një muze të hapur të veprave artistike plot ndriçim. Janë 35 vepra artistike dhe instilacione të artistëve bashkëkohorë, disenjatorëve dhe arkitektëve që do të ndriçojnë qytetin në kuadër të edicionit të gjashtë të festivalit “Amsterdam Light Festival”.

Emra të njohur të artistëve ndërkombëtarë janë bërë pjesë e këtij edicioni, në mesin e të cilëve edhe artisti disident kinez Ai Weiwei. E në mesin e tyre do të jetë edhe artisti nga Kosova, Driton Selmani. Ai njëjtë sikur Weiwei do ta prezantojë veprën e tij mbi ujë. Veprat e Selmanit fokusohen në reflektimin e çështjeve shoqërore në rrethinën e tij dhe në ndërtimin e një diskursi provokues dhe të diskutueshëm, bazuar në humor dhe ironi.

Në Amsterdam do të prezantohet me veprën që e ka titulluar “Eye to Eye”, e cila ka formën e syrit dhe në njëfarë forme shërben si mbrojtje shpirtërore, apo nga, siç njihet në popull, syri i keq. Ky instilacion do të vendoset në Amstelsluizen, në digat e vjetra te lumit Amstel të ndërtuara në vitin 1674 dhe të mbrojtura nga UNESCO-ja si trashëgimi kulturore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.