Kulturë

Objekti i mbrojtur me ligj në Qendrën Historike të Prizrenit përfshihet nga zjarri

Në një objekt që është i mbrojtur me ligj, që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit, të martën ka shpërthyer një zjarr.

Sipas të dhënave fillestare të zyrtarëve të organeve kompetente, zjarri në objektin me lokacion në sheshin “Shatërvan” nuk është shkaktuar nga faktori njeri, por dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e rrjetit të dobët elektrik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar, por megjithatë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme të inventarit të lokalit afarist, që funksionon si kafene. Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, ka theksuar se në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe ato të policisë.

Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka theksuar se ndërtesa në brendi të së cilës ka shpërthyer zjarri në rrethana ende të paqarta ndodhet në Qendrën Historike dhe se është pjesë e aneksit të Ligjit për këtë zonë dhe se “rrjedhimisht hyn në kuadër të objekteve të cilat kanë status ligjor sikurse edhe objektet tjera, që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme”.

Sipas tij, vlerësimet fillestare janë në atë drejtim se dëmet nuk janë të mëdha, pos djegies së hapësirave të brendshme, por që megjithatë priten raportet e organeve kompetente.

Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit obligon organet komunale që të ndërmarrin masa mbrojtëse ndaj zjarrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.