Qasja në Kalanë e Prizrenit do të jetë me teleferik Foto: Koha

Qasja në Kalanë e Prizrenit do të jetë me teleferik

15 March 2017 10:26

Qeveria komunale e Prizrenit, të martën, ka miratuar vendimin për lejimin e shpalljes së tenderit për projektin e qasjes në Kala, përkatësisht ndërtimin e kabinës që lëviz në binarë.

Sipas zyrtarëve komunalë tenderi do të jetë ndërkombëtar për shkak të vlerës së lartë të projektit. “Ekzekutivi lokal ka marrë vendim për lejimin e zhvillimit të procedurave tenderuese për implementimin e projektit të qasjes në Kala, përkatësisht teleferikut. Tashti, pas këtij vendimi, ne do të iniciojmë procedurën në Zyrën e Prokurimit, që të hapet tenderi”, ka thënë drejtori i Urbanizmit, Visar Islamaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka ndarë një pjesë të buxhetit për këtë projekt, por po ashtu ka siguruar mjete të konsiderueshme edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Projekti të cilin e kemi zgjedhur ka të bëjë me një kabinë që lëviz përmes binarëve dhe lokacioni është pak mbi Marashin dhe vjen në pjesën e prapme të Kalasë”, ka thënë Islamaj, duke shtuar se pas tenderimit do të nisë pjesa e implementimit të projektit.

Bazuar në të dhënat në buxhetin e Kosovës, MI në vitin 2017 ka planifikuar që të shpenzojë 1 milion euro për projektin e teleferikut në Prizren. Komuna e Prizrenit për këtë vit ka ndarë 80 mijë euro, derisa për vitin 2018 ka planifikuar 115 mijë euro dhe 100 mijë euro për vitin 2019... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme