Kulturë

Periudha e artë e Dardanisë prezantohet në Zagreb

Descriptive Text

Prishtinë, 16 nëntor - Të dhënat e imazhe të disa prej gjetjeve arkeologjike të shekullit II në territorin e Kosovës janë prezantuar para një audience arkeologësh e studiuesish nga vende të ndryshme të Evropës, që janë mbledhur në Zagreb të Kroacisë.

Në ditën e parë të edicionit të pestë të konferencës ndërkombëtare për provincat e Danubit, “Trajani dhe provincat e Danubit - jeta politike, ekonomike dhe religjioze në provincat e Danubit” të mërkurën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, arkeologu Naser Ferri ka shpalosur gjetjet e disa lokaliteteve në Kosovë.

Duke u bazuar në temën e sivjetshme që ka fokus provincat romake përreth lumit Danub, para mbi 60 arkeologëve të 20 vendeve të Evropës, Ferri, i vetmi pjesëmarrës nga Kosova në këtë konferencë, ka prezantuar çështjet ekonomike, politike e religjioze bazuar në gjetjet arkeologjike që janë dëshmi të asaj kohe (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.