Kulturë

“Tempujt e heshtjes që një herë në shekull flasin...”

Florina Jerliu është arkitekte, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës. Është themeluese dhe udhëheqëse e fondacionit për Arkitekturë “Archis Intervention Prishtina” - pjesë e rrjetit ndërkombëtar Archis, themeluese dhe anëtare e Bordit të institutit kërkimor “Iniciativa Kosovare për Stabilitet” (IKS), anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, si dhe anëtare e Këshillit Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete - ICOMOS.

Ka doktoruar në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban. Është autore e librave “Mbrojtja e Trashëgimisë Ndërtimore” (2016), “Trashëgimia Kulturore e Kosovës” (2017), si dhe autore e tekstit të dokumentit “Strategjia Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017-2027”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Angazhimi i saj i fundit përqendrohet në integrimin e trashëgimisë arkitekturale në proceset e planifikimit dhe të menaxhimit urban, nëpërmjet qasjes peisazhore dhe zhvillimit kontekstual.

Jerliu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Rock. Dikur në vitet ‘80 në Prishtinë ishe tip in, urban, okej nëse ishe i lexueshëm sa për të qenë në gjendje t’bëje “llafe të mençura” e t’polemizoje “kauzat e modernitetit” dhe nëse ishe i dhënë pas muzikës rok dhe simbolikës së saj jokonformiste dhe antiprovinciale; aq më mirë nëse i bije një instrumenti, mundësisht kitarës, apo këndoje dhe ishe pjesë e atij komuniteti që e zhvillonte rokun kosovar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.