Kulturë

Zhvendosja e padrejtë e “Ushtarit të panjohur”

Gjilani mbeti lakuriq pa shtatoren “Ushtari i panjohur”, tashmë e zhvendosur dhe e premtuar të vendoset në ndonjë lokacion tjetër. Hapësira është e rëndësishme për skulpturën, sepse çdo trup fizik i zhvilluar i krijuar gjithmonë zë vend në hapësirë reale, ndërsa iluzioni i takon vetëm motivit. Hapësira për skulpturën ashtu si skulptura për hapësirën janë ngushtë të lidhura sikurse trupi dhe zemra.

Ndërsa, për piktorin hapësira është vetëm iluzion, ose mashtrim optik, ngaqë ajo qëndron bukur kudo. Piktura i ka dy dimensione (gjatësinë dhe gjerësinë) derisa skulptura tri (gjatësinë, gjerësinë dhe thellësinë.) Skulptura më shumë ka zhvillim te thellësia (dimensioni i tretë), në raport me hapësirën, vështrimin nga distanca, optikën, nga pjesa poshtë dhe lartë, poshtë-anash, prapa-lartë, dhe në rrotullim nga distanca të ndryshme, shkruan sot Ilir Muharremi në Koha Ditore.

Ana artistike e veprës

Shpirti i skulpturës është thellësia dhe rasti në fjalë “Ushtari i panjohur”, i punuar nga betoni, komunikonte ndjeshëm me hapësirën, frymonte me lojën e hijes dhe dritës, frymëmarrjen e formës, plasticitetin e veçantë, raporte mahnitëse të masave, veçanërisht këmbëve, thuajse të ngjitura, ose të fëmijës së vdekur që e mban në duar. Është në lëvizje, me ritme të ngërthyera dhe krijojnë lojë me drithërima të shqetësuara, jo patetike, e as socrealiste, sepse vërtet i shkon koha në të cilën skulpturat ishin patetike, kjo është shumë moderne dhe modernizmi i jep frymë veprës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.