Kulturë

Dy organizata në Gjilan me protestë për rikthimin e “Ushtarit të panjohur”

Gjilan, 10 nëntor - Organizatat “Kartoni i Kuq” dhe “Varg e Vi” kanë paralajmëruar se këtë të shtunë do të mbahet protesta pranë parkut të qytetit të Gjilanit duke kërkuar nga qeverisja komunale që ta rikthejë “Ushtarin e panjohur” në vendin ku qëndroi për disa dekada.

Këto dy organizata, të cilat veprojnë në Gjilan e konsiderojnë të paligjshme mënyrën e zhvendosjes së skulpturës, që njihet edhe si “Luftëtari i plagosur”, “Ushtari i ramë”. Kjo pasi një gjë e tillë është bërë pa konsultim me qytetarët duke cenuar kështu edhe kujtesën kolektive dhe identitetin e qytetit. Tashmë skulptura është ngritur në këmbë në vendin e ri që i është caktuar, në parkun e qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

“Ushtari i Panjohur” është simbol i qytetit të Gjilanit që prej vitit 1945 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.