Manastiri shënoi 118 vjetorin e diplomimit të Atatürkut në këtë qytet

Manastiri shënoi 118 vjetorin e diplomimit të Atatürkut në këtë qytet

14 March 2017 11:06

Është zhvilluar ceremonia përkujtimore për 118 vjetorin e diplomimit të Atatürk-ut nga Shkolla Ushtarake në Manastir.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete nga Maqedonia e Turqia. Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, ka rikujtuar se që nga viti 2010 ata mirëpresin miqtë nga Turqia çdo vit më 13 mars. Duke vënë në dukje se është një nder për ta që një njeri i madh shteti si Ataturku të jetë arsimuar në Maqedoni, Jolevski në vijim ka theksuar se 13 marsi si dita e përkutjimit të përvjetorit të diplomimit të Ataturkut është një mundësi për festimin e marrëdhënieve të mira turko-maqedonase.

Ndërkohë gjeneral brigade Süleyman Ertizman në fjalën e tij ka vënë theksin tek marrëdhëniet shumë të mira socio-kulturore mes dy vendeve.

“Maqedonia gjithashtu është një rajon gjeografik që ka nxjerrë njerëz të mëdhenj si Aleksandrin e Madh apo Mustafa Kemal Ataturkun, njerëz që kanë bërë emër në histori”, citohet të ketë thënë Ertizman.

Pas përfundimit të fjalimeve të ftuarit kanë zhvilluar një vizitë në muzeun e qytetit të Manastirit dhe dhomën e akorduar për Ataturkun në këtë muze.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Salih Murat, ministri maqedonas i Shtetit, Beycan İlyas, zëvëndësh shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, gjeneral Muhamed Racaj, përfaqësues nga Ushtria turke dhe të ftuar të tjerë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme