Opera e inspiruar nga “Pink Floyd” me premierë në SHBA

Opera e inspiruar nga “Pink Floyd” me premierë në SHBA

14 March 2017 13:00

Shtëpia operistike “Cincinnati Opera” e ka bërë publik lajmin për premierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të operës “Another Brick in the Wall: The Opera”.

Me këtë premierë, opera do ta përmbyllë sezonin e vetë të 98-të me radhë dhe të parin pas restaurimit të Sallës Muzikore, të njohur si “Cincinnati Music Hall” që i kushtoi 135 milionë dollarë, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e New York Times. Opera e cila është paralajmëruar të jepet premierë në korrik të vitit 2018, “Another Brick in the Wall”, përmban fjalët origjinale dhe muzikën e Roger Watersit të rock bendit “Pink Floyd”.

E gjithë opera është inspiruar prej albumit “The Wall” të këtij bendi që ishte publikuar më 1979. Ky produksion e ka pasur premierën botërore “Opéra de Montréal në Quebec në fundjavën që shkoi. Opera është kompozuar nga Julien Bilodeau dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të drejtohet nga Dominic Champagne.

Për interpretimin e saj angazhohen tetë solistë dhe 48 anëtarë të korit, krahas edhe orkestrës simfonike të “Cincinnatit” që ka në përbërje 70 anëtarë.

Baritoni Etienne Dupuis do të luajë rolin kryesor, atë të një “ylli në rënie të rock muzikës”, që quhet Pink. Orkestra do të dirigjohet nga Alain Trudel.

“Nuk ka pyetje për meloditë”, ka thënë Evans Mirageas, drejtori artistik i “Cincinnati Opera”, kur ka folur për albumin “The Wall”.

“Zbulimi është sesi ato melodi janë transformuar në një ‘interpretim gjenial operistik”, ka shtuar ai.

Shfaqja e premierës botërore të operës “Another Brick in the Wall: Opera” në Montreal ka ngjallur ovacione të shumta tek publiku i Operës së Montrealit. Në të, protagonisti Pink, (baritoni Etienne Dupuis) tashmë e ka mundësinë të bëjë duet me të ëmën e tij (që luhet nga sopranoja France Bellemare) në këngën “Mother” (Nëna). Në ngjarje përfshihet edhe gruaja e tij e obsesionuar pas parave, e interpretuar nga sopranoja Caroline Bleau dhe mësimdhënësi sadist që interpretohet nga tenori Domonic Lorange.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme