Kulturë

Asnjë hap konkret për ridestinimin e ish-objektit të “Hivzi Sulejmanit” në kryeqytet

Degë pemësh e bari i rritur shihen përtej rrethojës së hekurt të objektit që deri vonë ka shërbyer si bibliotekë. Dyert e ish-objektit të “Hivzi Sulejmanit” në kryeqytet janë të mbyllura prej gushtit të vitit të kaluar.

E tash e gjashtë muaj s’është bërë asnjë hap për ta rifunksionalizuar atë sipas propozimit që u miratua në Kuvendin Komunal të Prishtinës më 21 prill të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”. U parapa që objekti të ridestinohej e të shndërrohej në qendër edukativo-arsimore, ku do të ekspozoheshin edhe mbi 30 vepra të maestros Ibrahim Kodra.

Megjithëse disa asamblistë asokohe kishin kërkuar që objekti të funksionojë prapë si degë e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, propozimi kishte kaluar me 20 vota për, 18 kundër dhe një abstenim.

Besart Vllahinja, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, ka thënë se është dashur të respektohen disa afate ligjore, derisa është miratuar vendimi. Sipas tij, aktualisht kjo nismë është “në proces të identifikimit të përgjegjësive”.

Sipas tij, tek në buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2018 janë paraparë mjete për qendrat e kulturës në kryeqytet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.