Kulturë

Akte dhe silueta aktesh për femrën, dashurinë dhe historinë e pikturës

Ekspozita “Shpalosje aktesh dhe sinteza siluetash” paraqet veprat e Albana Ejupit duke fokusuar aktet, por edhe paraqitjet e siluetave që ngjasojnë të jenë akte. Paraqitjet e tyre bëhen si akte të vetmuara të femrave, apo si silueta çiftesh të dashuruar.

Vizitorët kanë mundësi kësaj radhe të zhyten në botën e kësaj piktoreje relativisht të re nga klasa e profesoreshës Valbona Rexhepi, për t'i spikatur veprat e saj të formateve të mëdha në hapësirën e Galerisë së Ministrisë, në ekspozitën e hapur të enjten deri më 26 nëntor, shkruan Penesta Dika për Shtojcën për Kulturë në Kohën Ditore.

Kjo ekspozitë trajton përmes paraqitjes së akteve apo siluetave tema të ndjeshme si vuajtjet dhe peripecitë jetësore. Më tutje, kjo ekspozitë trajton dashurinë apo tema të tabuizuara si: akti seksual, ndjenjat dhe emocionet që rrjedhin prej tij.

Njëherësh kjo ekspozitë trajton edhe femrën si bartëse e pëlleshmërisë dhe e përgjegjësisë për krijimin e jetës në përgjithësi – një përmbajtje që na shfaqet qysh nga statujat e kohës së paleolitit të ri, ku përmes aktit të femrës paraqitej Venusi.

Historia e paraqitjes së aktit është, në të njëjtën kohë, historia e idealeve të bukurisë njerëzore dhe lidhja artistike me realitetin, varësisht nga perceptimet dhe marrëdhëniet shoqërore e sociale. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.