Kulturë

Librat për politikën s’janë punë politikanësh

David Cameroni në oborrin e tij ka blerë një shtëpizë të vogël në të cilin do të shkruajë. Tani krejt çka i duhet të bëjë ish-liderit konservativ është që të ulet dhe të përfundojë kujtimet e tij. Jam i sigurt se do të shkruajë diçka. Raportohet se për këtë do të përfitojë 800 mijë funte. Pyetja e vetme që ka rëndësi është nëse libri i tij ia vlen të lexohet.

Kemi menduar se tani është momenti i duhur për të publikuar një artikull, me të cilin do të pasqyrojmë librat që i kanë dhënë formë mendimeve politike, mënyrën tonë të të menduarit se si politika nis dhe ofron shenja të drejtimit të ardhshëm të botës sonë, transmeton Koha Ditore.

Ky shkrim është saktë në kohë, sepse kjo është periudhë e përshkruar me fluks të jashtëzakonshëm. Ortodoksia e sotme mund të shndërrohet në tepricë të së nesërmes dhe e pamenduara e sotme mund të bëhet e paevitueshmja e së nesërmes.

Redaktorët tonë nuk kanë zgjedhur shumë libra të shkruar nga politikanët. E shoh përse. Rafteve të mia u mungojnë kujtimet e shkruara nga politikanët dhe është fer të thuhet se perlat janë të panumërta sa i përket kësaj shëmtie. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në E diela me Kohën Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.