Kulturë

Dy kullat e mëdha në Kçiq të Vogël

Descriptive Text

Në mesin e shtëpive të reja me arkitekturë moderne e të veshura me fasadë, që shtrihen përgjatë rrugës gjarpërore në të djathtë të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë, vetëm pak pa mbërri në qendrën e kësaj të dytës, gjenden dy kulla.

Janë dy monumente të trashëguara të kulturës me histori të ndryshme. U ndërtuan në të njëjtën kohë. Xhafer Kajtazi, tash 70-vjeçar, është më i vjetri i familjes, që me gjithë sfidat shëndetësore që po e mundojnë, nuk përton të ulet në teferiç të ballkonit të tij, mu përballë kullës, për të rrëfyer namin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”. Kullën thotë se e ndërtoi gjyshi i tij. Kujton merakun që e kishte të hynte në odë kur ishte fëmijë, dëshirë të cilën këtu e gjatë dekada më parë atij “s’mund t’ia plotësonin” normat shoqërore të organizimit familjar.

Nga objektet e prekshme, edhe sot i ka mbetur merak muri rrethues i habitusit të familjes së gjerë, e kroi nga i cili më nuk rrjedh ujë. I kanë mbetur në mend shumë mysafirë që thotë të kenë kaluar përmes derës së odës së pasur të familjes Kajtazi. Pak metra më poshtë është kulla tjetër – ajo e Tupellëve.

Për të treguar historinë, e më shumë zhgënjimin me institucionet e vendit, aty është më i madhi prej trashëgimtarëve të kullës, Agim Tupella (43). Kulla gati sa s’është shembur, e kryefamiljari druan se ajo do t’i zërë familjarët... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.