Kulturë

Spektakli i frikshëm “Blade Runner 2049”

Descriptive Text

Me këtë film vizualisht marramendës, regjisori Denis Villeneuve na sjell në skena të llojit “Ozymandias”.

Vetëm se duhet të përjetohet në ekran sa më të madh që është e mundur. “Blade Runner 2049” është spektakël narkotik i frikshëm, me kthesa satirike, tragjike dhe romantike.

Është vazhdimësi e klasikut fantashkencë të vitit 1982, nën regji të Ridley Scott dhe bazohet në romanin “Di Androids Dram Of Electric Sheep?” të Philip K. Dick, në të cilin luan Harrison Ford si “blade runner”, polic i së ardhmes detyra e të cilit është që të gjejë dhe të vrasë androidët gati njerëzor të njohur si replika, shkruan Koha Ditore.

Filmi i vitit 2017 nuk ka se si të jetë vetëm një triumf: një zgjerim mahnitës me shumë përmirësime.

Ka imazhe të jashtëzakonshme që të bëjnë të lëkundësh kokën tërë kohës, apo edhe një lloj dëshpërimi i dalldisur mbi idenë e njerëzve të së ardhmes dhe asaj se çka do të thotë të imagjinosh shkatërrimin e formës së tanishme të homosapienëve....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.