Kulturë

Zëri i harmonisë shpirtërore

Kualitetet e zërit të saj vihen në pah në momentin që ajo këndon notat e para. Krahasimi me interpretuesit më të mëdhenj të operës në botë mund të bëhet sapo Silvia di Falco kap notat e larta.

Zëri fuqishëm kompletohet me pasionin dhe dramacitetin që sjell në skenë, shkruan sot Koha Ditore. Me timbrin unik duket se me lehtësi i kalon pasazhet për t’i dhënë formë prezencës me shumë karizëm në skenë.

Kjo e bën të qartë se lidhja e saj me muzikën është shumë e fuqishme. Posedon teknikë të mirë, falë studimeve që ka bërë në shkolla të mëdha të muzikës në Itali dhe nga masterklaset që ka bërë me muzikantë të njohur.

Por ana shpirtërore që sjell në skenë nuk është gjë që mësohet. E kur teknika me talentin gërshetohen, formula e suksesit është e duhura. Di Falco tashmë e ka dëshmuar veten si soprano me zë të fuqishëm.

Këtë e ka bërë me disa prej arieve më të vështira të operave të njohura botërore. Rolin e Violetës në operën “La Traviata” dhe atë të Gildës në operën “Rigoletto” të Giuseppe Verdit, i konsideron më sfiduesit por që janë edhe më të preferuarit e saj....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.