Kulturë

Shkrimtari që shkëlqeu në shkrimin e prozës

Më 7 mars, në Ditën e Mësuesit, rëndom bënim nisjen e maratonës së karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva”. Për të martën, në orën 13:00, qe caktuar të bëhej nisja e Karvanit të Tetëmbëdhjetë me radhë, shkruan Xhevat Syla në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Si koordinator që jam, pata shkruar edhe një fjalë për këtë moment të rëndësishëm të këtij manifestimi tonë tradicional. I pata njoftuar disa nga shkrimtarët, të cilët do të duhej të ishin në këtë takim letrar të caktuar të mbahej po në këtë sallë, me përfaqësues të grupeve letrare të shkollave të kryeqytetit.

Nuk e kisha njoftuar e as ftuar për këtë takim ende vetëm një shkrimtar, atë të cilin të parin dëshironim ta kishim në këto takime, ngase ishte shkrimtari më i mirë nga ata që ende frymonin e krijonin bashkë me ne, nuk e kisha njoftuar shkrimtarin Arif Demolli. Kur pata folur me të para tri netësh me telefon, më pati thënë me shumë vështirësi se po i vinte rëndë të fliste, se i ishte trashur gjuha dhe se ditëve të fundit nuk ndihej mirë.

Të dielën mbrëma kur e thirra në telefon, nuk m’u përgjigj askush, ndërkaq të hënën në mëngjes më thirri nusja e djalit dhe më tha se Arifi është në spital, në gjendje aspak të mirë. Desha të shkoja menjëherë në spital, por punë të paparapara më penguan. Familjarëve të mi u tregova për Arifin dhe u thashë se pasdite do të shkoja ta shihja. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.