Kulturë

Urtësia e mërgimit

Na ishte njëherë e një kohë kur tangoja ishte popullore në botën e bordeleve të Buenos Airesit. Kah fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë, emigrantët e rinj – beqarë, kryesisht meshkuj të shtresës punëtore – të cilët kishin mbërritur në Argjentinë në përpjekje për ta provuar fatin, do të kërkonin njëfarë rehatie nëpërmjet dehjes, qejfit dhe shoqërimit me femra vendase.

Argjentinas të njohur, si puna e Jorge Luis Borgesi, ngulmonin se tangoja u lind nëpër këto bordele. Ama, janë të tjerët që e hedhin poshtë me vendosmëri këtë pretendim. Por kurrkush nuk mund ta vërë në dyshim se tangoja ka ruajtur lidhjen e fortë me trazimin rinor dhe me njerëzit me rrënjë të shkulura. Ishin ata që vazhduan ta vallëzonin, transmeton Koha Ditore.

Dhe tangoja është alamet vallëzimi. Dhe këta burra që dalin në skenën e vallëzimit nuk janë çfarëdo të rinjsh që e vallëzojnë veç për qejf të vetin. Janë njerëz që i kanë shkulur rrënjët e veta dhe po mundohen t’i ngulin në një vend të ri: ata e kanë parë vdekjen me sy dhe e kanë mbijetuar.

Duket si njëfarë hataje personale, pasuar prej një mbijetesë të mrekullueshme. Dhe, po, është ky shpirt që është mishëruar në lëvizjet e këtij vallëzimi. Dhe pjesë e asaj që e bën tangon aq erotike është se vdekja është gjithnjë e lidhur ngushtë me të. Dhe tangoja ka vazhduar sot e asaj dite të ngërthejë teposhtën dhe përpjetën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.