Kulturë

Pirgu e Myshketa pjesë e operës së Guiseppe Verdit në Napoli

Në Teatrin më të vjetër të Evropës ‘San Carlo’, në Napoli, po shfaqet me sukses opera monumentale e Giuseppe Verdit ‘Simon Boccanegra’.

Në këtë operë performojnë dy artistët shqiptarë me karrierë ndërkombëtare, tenori Saimir Pirgu dhe baritoni Gëzim Myshketa.

Baritoni Myshketa është shprehur tejet i kënaqur me debutimin e këtij roli në këtë tempull të lirikës italiane.

Opera me regji të Sylvano Bussottit, që vjen nën dirigjimin e Stefano Ranzanit, ka dy kaste këngëtarësh internacionale.