Kulturë

“Ballet Preljocaj” me magjinë e lëvizjeve për jetën si ëndërr

Me shtyrjen e karriges drejt skenës zë fill historia me dy personazhe. Gjithçka shkon ngadalë dhe ai që luan me karrigen duket i përhumbur. Vazhdimisht është në kërkim të diçkaje.

Ndryshon krejtësisht kur i ofrohet balerini tjetër. Lëvizjet marrin ritëm dhe komunikimi i tyre nëpërmjet lëvizjeve nis të kompletojë mozaikun e shfaqjes “Un trait d’union” me koreografi të Angelin Preljocajt, që ka hapur prezantimin e trupës së tij të baletit “Ballet Preljocaj”, të shtunën, në Prishtinë.

Bashkimi i çiftit i jep tjetër frymë gjithçkaje dhe nxjerr qartë në pah se e plotësojnë njëri-tjetrin. Është asi raporti ku ekzistenca varet nga bashkimi i njerëzve, shkruan sot Koha Ditore.

Afrimi, refuzimi dhe i gjithë debati që bëhet nëpërmjet gjuhës së baletit nxjerr në pah njëfarë tentimi për afrim që mund të vijë pas ndarjes.

Vepra “Dasma” e Igor Stravinskyt ishte fija prej së cilës më 1989 e ka nxjerrë fillin e shfaqjes së tij koreografi shqiptaro-francez me nam botëror, Angelin Preljocaj. Përderisa kompozitori e pianisti rus, i cili shquhet për krijimtarinë e tij gjatë shekullit të kaluar kishte zyrtarizuar shkurorëzimin, Preljocaj sjell intimitetin, raportin social e përditshmërinë e dasmës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.