Kulturë

Shtëpia e dy familjeve të mëdha të Pejës

Descriptive Text

Nëpër rrugët me shtëpi të ulëta në Pejë, njëra është vërtet e veçantë. Ka hyrë në dekadën e 11-të, por është stoike. U nis të ndërtohej nga familja e njohur e Spahive, por nuk u krye deri në fund nga ta.

Njihet si Konaku i Haki Spahiut dhe thuhet se ishte pjesë përbërëse e kompleksit të kësaj familjeje, në kuadër të së cilit kompleks ishin edhe objekte të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Në pjesën që me të moçmen njihet si “Pehlivan Mejdan”, shtëpia u ndërtua vetëm si strukturë. Për mobilim iu la familjes së Mahmutbegollëve, e cila bleu shtëpinë. E bleu Hasimi, diku në dekadën e dytë të shekullit XX.

Pasardhësit e tij sot i ruajnë disa nga mobiliet e asaj kohe. Mbesa e tij, Aida Begolli, jo rastësisht është pjesë e ekipit që ka përsipër të ruajë gjithë trashëgiminë kulturore të rajonit të Pejës. Ajo është rritur në një ambient monumental.

Artefakte janë shumica e mobilieve që familja i ka ende në përdorim. E kush më mirë se ajo do të mundë ta tregonte historinë e familjes dhe të shtëpisë monument....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.