Kulturë

Kori në kapërcimin shumëdimensional shkrin epokat

Descriptive Text

Programi muzikor që u shpalos në anijatën e kishës katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, nuk përkonte me hapësirën vetëm për shkak të disa veprave sakrale që u kënduan, por edhe me akustikën e objektit.

Në momentin që anëtarët e Korit të Filarmonisë së Kosovës zunë vendet e tyre, pritën sinjalin e dirigjentit Astrit Pallaska që të nisen në udhëtimin muzikor që do të zgjaste më shumë se një orë, prej barokut e deri tek bashkëkohorja. Me vete morën edhe publikun që mbushi ulëset e kishës. Pallaska, i cili për herë të parë drejtoi Korin profesionist siç është ai Filarmonisë së Kosovës, kishte bërë përzgjedhjen e veprave në atë formë që të sfidojë veten, por edhe të vërë në pah aftësitë teknike e vokale të pjesëtarëve të këtij formacioni.

Koncertin, i cili hapi sezonin e ri për Korin, e nisën me veprën “Locus iste”, këngë korale sakrale e kompozuar nga Anton Bruckner në vitin 1869. Teksti i kësaj kënge i dedikohet festimit të dedikimit kishtar. Ishte “moteti” (këngë e përcjellë me zë pa instrumente) që Bruckner e kompozoi në Vjenë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.