Kulturë

Studiuesi i dashamirësisë dhe madhështisë së pazakonshme

Studiuesi kanadez dr. Robert Elsie vdiq në moshën 67-vjeçare në Bonn të Gjermanisë më 2 tetor 2017. Ishte autor i 60 librave dhe i një numri shkrimesh mbi letërsinë dhe historinë shqiptare. Përktheu tekste të rëndësishme nga gjuha shqipe në anglisht dhe gjermanisht. Siç kërkoi, ai do të varroset në Shqipëri që njerëzve dhe kulturës së këtij vendi ia kushtoi jetën.

Robert Elsie studioi letërsinë klasike dhe linguistikë në Universitetin e British Columbia. Bëri studime post-diplomike në universitetet e Irlandës, Parisit dhe të Gjermanisë, duke përfunduar doktoraturën në studime linguistike dhe kelte në Universitetin e Bonnit më 1978, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë periudhë kishte qenë në Shqipëri, vend që pak studiues perëndimorë e kishin vizituar. Atë e intriguan gjuha dhe njerëzit. Në një moment kur e pyeta Robertin se përse nuk e kishte vazhduar interesimin e tij në studimet kelte, më tha se e kishte rrëmbyer shiu...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.